Keylor Navas pritet të nisë një aventurë të re larg Spanjës. Portieri, i cili do të largohet nga Real Madrid, pritet të transferohet në Francë te skuadra e Paris Saint Germain.
Sipas mediave franceze, tratativat për transferimin e 32-vjeçarit nën urdhrat e trajnerit gjerman Tomas Tuchel janë në faze të avancuar dhe gjatë ditëve në vijim pritet që portieri të udhëtojë drejt Parisit për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën me klubin e ri.