Forma e jashtëzakonshme e Vinicius Junior në Real Madrid mund të bllokojë lëvizjen e Kylian Mbappes në kryeqytetin spanjoll.

Dëshira e Mbappes për të luajtur për Real Madridin nuk është sekret pasi francezi ishte shumë afër nënshkrimit për “Los Blancos” vitin e kaluar, përpara se të rinovojë marrëveshjen e tij me PSG. Raportet e fundit kishin sugjeruar se lëvizja mund të rikthehej në horizont , por performancat e fundit të Vinicius mund t’i kenë dhënë fund shpresave për një marrëveshje të tillë.

Braziliani ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë dy viteve të fundit dhe ngjitja e tij në majat e futbollit botëror ka bërë që interesimi i Madridit për Mbappen të jetë ftohur ndjeshëm. Sipas “Marca”, jo vetëm që Madridi nuk është i gatshëm të shpenzojë shifra marramendëse, ata besojnë se ardhja e tij nuk do të ishte e frtytshme.

Raportohet se ka një klauzolë në kontratën e Mbappes me PSG që do t’i lejonte 24-vjeçarit të ndërpresë marrëveshjen e tij në verën e vitit 2024, gjë që mund të ndryshojë qëndrimin e Madridit për transferimin e tij. Por me “Los Blancos” që janë në prag të nënshkrimit me Jude Bellingham, ata mund të detyrohen të frenojnë shpenzimet e tyre të ardhshme

Mbappe po kërkon të sigurojë titullin e tij të pestë në Ligue 1 me PSG-në, i vetmi trofe që mund ta fitojë këtë sezon.

/TV Malisheva

Share.