Gjiganti spanjoll Real Madrid ka arritur sot marrëveshje të plotë me Vinicius Junior për të rinovuar kontratën e tij, dhe lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Marrëveshja tanimë është arritur me yllin brazilian dhe agjentin e tij, ku kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në muajin qershor të vitit 2026.
Po ashtu, thuhet se Reali dëshironte t’i ofronte një kontratë më të gjatë Vinicius, respektivisht, deri në vitin 2028, por kampi i brazilianit vendosi për një marrëveshje më të shkurtër për të evituar problemet e së ardhmes në lidhje me pagën.
Njoftimi zyrtarë dhe nënshkrimi i lojtarit do të bëhen në muajin korrik, ky është momentalisht plani i gjigantit spanjoll.
Paga e Vinícius do të përmirësohet dhe ai do të jetë një nga lojtarët më të paguar në skuadër, ndërsa do të ketë një klauzolë të re lirimi me vlerë 1 miliard euro në kontratën e re me Real Madridin.
/TV Malisheva