Edhe pse me disa ndryshime dhe me një modul loje ndryshe, Real Madrid arriti të kalonte pengesën e radhës e të avancojë në Kupën e Mbretit.
Në fushën e ekipit të kategorisë së tretë, Alcoyano, skuadra e Ancelottit triumfoi 3-1, sukses që vjen pas humbjes 1-0 me Getafen në kampionat.
Për “los blancos” shënoi Eder Militao në 36′ dhe Asensio në 76′ teksa Juan shënoi një autogol që vulosi rezultatin.
Pas kualifikimit, Reali pret shortin për raundin e katërt të Kupës së Mbretit./TV Malisheva