Real Madridi i është rikthyer fitores në La Liga, pas humbjes në xhiron e fundit ndaj Valencias me rezultat minimal 1:0.
Real Madridi e ka mposhtur sot me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Rayo Vallecanos.
Golat për skuadrën e Carlo Ancelottit i shënuan Karim Benzema (minuta e 31’) dhe Rodrygo (minuta e 39’), kurse golin e nderit për Rayo Vallecanon e shënoi Raul de Tomas në minutën e 84’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Reali ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 74 pikëve, krahas Rayo Vallecanos që zë vendin e 11 në tabelë me 46 pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Realit.
/TV Malisheva