Real Madrid mposhti 2:0 Osasunan në ‘Santiago Bernabeu’, për të marrë drejtimin e La Ligas në xhiron e gjashtë.

‘Los Blancos’ nuk kanë shijuar pozitën e parë të La Ligas të vetëm në krye që nga maji 2017, ku në fund edhe u shpallën kampion.

Që nga ajo kohë, Real Madrid kanë qenë tri herë në krye të La Ligas, por kanë ndarë vendin e parë me skuadra tjera.

Pas xhiros së parë të sezonit 2017-2018, Reali ndau vendin e parë me Barcelonën, Real Sociedadin, Valencian, Leganes, Levanten dhe Eibar.

Në xhiron e dytë të sezonit 2018/2019, Reali kryesonte në La Liga, por me pikë të barabarta me Barcelonën, ndërsa të njëjtën gjë e përjetoi edhe këtë fillim sezon pas xhiros së parë, duke ndarë kryesimin me Barcelonën, Mallorcan, Atletico Madridin dhe skuadra të tjera.

Pra, pas 859 ditëve, Real Madrid rikthehet në krye të La Ligas si skuadra e vetme

Share.