Kai Havertz është njëri nga lojtarët më të talentuar në Evropë dhe natyrisht nga më të kërkuarit.

Mesfushori ofensivë gjerman ka shkëlqyer këtë edicion me Bayer Leverkusenin dhe kjo ka bërë që pas tij të vihen skuadrat më të mëdha evropiane.

Gjatë javëve të fundit futbollisti premtues ka qenë i lidhur me skuadra si Barcelona, Real Madrid, Paris Saint Germain, Bayern Munich, Arsenal, Liverpool, Chelsea apo Manchester United.

20-vjeçari ka zhvilluar 35 ndeshje këtë edicion me Leverkusenin në të gjitha garat, ku ka shënuar 12 gola dhe ka bërë tetë asistime.

Bayer Leverkusen nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat nën 100 milionë euro, ndërsa Havertz është shprehur i gatshëm për një aventurë të re.

Marca ka raportuar se janë tre faktorë që e dërgojnë talentin e madh gjerman te Real Madridi.

Leverkusen dhe Real Madrid kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme ku vite më parë gjiganti spanjoll e kishte huazuar Dani Carvajalin tek ‘Farmacuetikët’.

Faktori i dytë dhe më i rëndësishmi është se Leverkusen nuk dëshiron që ylli i tyre të transferohet te Bayerni.

Ndërkohë faktori i tretë është afërsia e lojtarit me bashkëkombësin e tij Toni Kroos i cili e ka ftuar t’i bashkohet atij në Santiago Bernabeu.

Lojtarit i pëlqen të luaj për Los Blancos, por tani mbetet në dorë të Realit nëse duan të shpenzojnë 100 milionë euro për transferimin e tij. /Tv Malisheva

Share.