Kampioni evropian, Real Madrid, është duke konsideruar të bëjë një ofertë prej 90 milionë eurosh për yllin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Por, gjiganti spanjoll nuk do të mund ta transferonte Bellingham këtë verë pasi që veçse e kanë mbushur kuotën e tyre për transferime të lojtarëve joevropian, përcjellë TV Malisheva.

Por, siç raporton “Cadena SER”, Reali dëshiron ta finalizojë një marrëveshje për yllin anglez këtë verë që ai t’i bashkohet skuadrës para sezonit 2023/24, në një kontratë për pesë ose gjashtë vite.

Sidoqoftë, në garë për shërbimet e Bellingham është edhe Liverpooli, por këta të fundit nuk janë optimistë që mund ta kompletojnë transferimin e 18 vjeçarit, pasi që Borussia Dortmundi nuk do ta lëshojë lehtë edhe një yll tjetër, pas largimit të Erling Haaland.

/TV Malisheva

Share.