Salca është aq kremoze sa nuk do të mund të ndaloni së ngjyeri bukën

Nëse ju pëlqejnë recetat italiane, mishi i pulës në salcë toskane me siguri do të jetë në listën tuaj të pjatave të preferuara!

Përbërësit:

▪ 4 fileta pule
▪ 1 vezë e madhe
▪ 3 luge miell
▪ kripë, piper
▪ rigon dhe trumzë të thatë
▪ spec i kuq
▪ vaj ulliri
▪ qepë
▪ 2 thelpinj hudhra
▪ 160 gram domate të thara
▪ piper i kuq
▪ 1 lugë gjelle koncentrat domatesh
▪ 90 mililitra verë të bardhë
▪ 240 mililitra supë pule
▪ 90 mililitra salcë kosi
▪ 90 gram spinaq

Përgatitja:

Rrihni vezën dhe përzieni miellin me erëzat. Rrihni mishin dhe rrokullisni fillimisht në vezë, pastaj në miell. E skuqni në një tigan dhe e fusni në furrë, ku duhet të piqet edhe për dhjetë minuta të tjerë, ndërkohë që përgatisni salcën.

Skuqini qepën dhe hudhrën e grirë, më pas shtoni rigon dhe trumzë dhe spec djegës. I trazoni dhe i shtoni domatet e thara në diell, si dhe specin e prerë në formë shiritash.

Shtoni koncentratin e domates, ziejini për dy minuta dhe hidhni verën e bardhë. Nëse jeni duke e përgatitur këtë recetë për të gjithë familjen, anashkaloni verën e bardhë nëse keni fëmijë.

Më pas shtoni supën në salcë, hidhni kripë dhe piper, shtoni ajkën e kosit dhe ziejini edhe për disa minuta. Pak para fundit shtoni spinaqin, kthejeni pulën në tigan dhe shërbejeni sipër me majdanoz dhe parmigiano. /TV Malisheva

 

Share.