Këtë dietë, tanimë të famshme, së pari e kishte prezantuar Hitoshi Watanabe në librin e tij të quajtur “The Morning Banana Diet”

Kjo metodë është shumë e thjeshtë: Në mëngjes duhet të hani vetëm banane dhe të pini ujë me temperaturë të dhomës, ndërsa gjatë tërë ditës mund të hani çfarë të doni.

A është e thjeshtë?

Gjithmonë pini një gotë ujë të nxehtë në mëngjes për të stimuluar metabolizmin. Pastaj, pritni një orë dhe hani një banane. Nëse ende jeni të uritur pas 20 minutave, hani një banane tjetër. Mirëpo, keni kujdes dhe hani vetëm banane të pjekura mirë.

Në librin e tij, Watanabe shpjegon që nuk duhet të konsumoni qumësht dhe alkool gjatë kësaj diete, si dhe shujta e fundit duhet të jetë në orën 20:00. Gjithashtu, flini më së largu në mesnatë, pasi që shkencëtarët besojnë se qëndrimi deri në orët e vona ndërlidhet me obezitetin.

Për drekë dhe darkë mund të hani çfarë të dëshironi, ndërsa mes shujtave hani fruta.

Çfarë e bën këtë dietë kaq të veçantë?

– Është shumë e shëndetshme

– Bananet janë të pasura me fibra dhe kalium, prandaj e rrisin nivelin e energjisë

– Bananet janë të lira për t’u blerë, prandaj nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para në produkte super të shtrenjta për humbje të peshës

– Ngrënia e rregullt e mëngjesit e përmirëson metabolizmin dhe ju mban larg ngrënies së tepërt gjatë ditës

– Nëse nuk pini kafe në mëngjes, ju lehtazi do të rregulloni glukozën në gjak dhe apetitin

– Një gotë ujë me temperaturë të dhomës e përmirëson metabolizmin

– Shmangni ngrënien pas orës 20:00 dhe do të rregulloni peshën

Veç këtyre, dieta me banane është mënyrë e mahnitshme për të hequr qafe celulitin. /TV Malisheva

Share.