Aktorja amerikane, Reese Witherspoon, përveç se është e preferuara e Hollywoodit, gjithmonë ka qenë e njohur si një person i ndershëm dhe i hapur.
Ajo kurrë nuk kishte turp të fliste për problemet e saj, të cilat përfshijnë edhe ato shëndetësore. Qysh vitin e kaluar, Jameela Jamila zbuloi në një podcast se ajo vuante nga depresioni i rëndë pasi solli në jetë vajzën e saj të parë, dje 21-vjeçaren Ava, të cilën ajo e mori me djalin e saj 17-vjeçar Deacon në ish-martesën e saj me aktorin Ryan Philipe.
Përveç kësaj, roli i saj në filmin “Wild” më 2014 e la me pasoja në shëndetin mendor. Në një intervistë për revistën Interview, aktorja 45-vjeçare kujton se kishte pranuar sfidën e portretizimit të Cheryl Strayed, duke thënë se ishte aq e frikësuar për filmimin e projektit.
“Kam pasur sulme paniku tri javë para se të filloja filmimin”, tha ajo, duke shpjeguar se lakuriqësia, seksualiteti dhe përdorimi i drogës ishin aspekte frikësuese.
Një faktor tjetër që nxiti ankthin e saj ishte fakti që aktorja ishte vetëm para kamerës, pa asnjë aktor tjetër.
“Unë kurrë nuk kam qenë vetëm në skena për ditë dhe ditë. Kishte ndoshta 25 ditë xhirime ku nuk kisha asnjë aktor tjetër përballë meje. Isha vetëm unë, kamera dhe çanta e shpinës”, shpjegoi ajo.
Për t’u larguar nga të gjitha këto frikë, ajo vendosi të kërkonte ndihmë profesionale – ajo u kthye në hipnozë.
“Libri i Cheryl Strayed ishte kaq i bukur dhe i shenjtë për mua, sepse më tregoi aq thellë se si ne si gra duhet të shpëtohemi. Asnjë nënë apo baba nuk vjen të na shpëtojë. Asnjë bashkëshort. Mendova se ishte radikale që në fund të filmit ajo të përfundojë pa familje, para, punë, partner dhe është e lumtur. Nuk e di nëse do të bëj edhe njëherë kaq shumë, por kjo më ndryshoi në disa nivele”, përshkroi ajo se si ndihej./TV Malisheva