Malisheva dhe Gjilani kanë barazuar pa gola 0:0 në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Por, në këtë ndeshje pati disa gabime nga gjyqtari Gramos Shala që bëri vendasit të reagojnë ashpër, përcjell TV Malisheva.

Tani ka ardhur edhe reagimi i Malishevës në rrjetet sociale, duke thënë se Gramos Shala ishte i njëanshëm.

Reagimi i plotë nga Malisheva:

“Edhe një referim tjetër skandaloz

Sot, në ndeshjen Malisheva – Gjilani të zhvilluar në kuadër të javës së 26, në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, gjyqtari kryesor i ndeshjes ishte Gramos Shala, i cili performoi anshmëri të qartë.

Anëshmëria e tij në gjykim nuk duhet të jetë një shqetësim vetëm për klubin tonë, duhet të jetë një shqetësim edhe për FFK-në dhe organet e saj, dhe të jetë një precedent për të filluar hetimin e ndeshjes dhe të shqiptoj ndëshkim disiplinor ndaj gjyqtarëve që po e lëndojnë dhe kriminalizojnë futbollin.

Po ashtu shprehim indinjatë ndaj Ekipit të VAR-it i cili ishte i heshtur gjatë tërë ndeshjes, edhe pse qëllimi i VAR-it është të asistoj në rastet e dyshimta të golave, penaltive dhe ofsajdeve.

Gjatë tërë ndeshjes nuk u dha asnjë karton për ndërhyrje të pa lejuar, u dhanë plot kartona për shkak të reagimit ndaj veprimeve dhe mosveprimeve të tij. Anshmëria e tij e qëllimshme në gjykim tensiononte lojën dhe nxiste reagime.

Gramosi duhet ta kuptoj se futbolli nuk është monopol i tij, vetëm pse po delegohet për ta gjykuar një ndeshje, edhe profesionalizmi nuk don bonus, ai po ashtu duhet ta kuptoj se kur delegohesh për një ndeshje është detyrë dhe përgjegjshmëri, dhe se të provosh më të mirën nga vetja për të qenë “fair” është e moralshme dhe e dinjitetshme.

Papërgjegjshmëria e tij dhe mungesa e sensit të detyrës, na mohoi dy penalti, dhe na ndëshkoi me dhjetëra faula, pas çdo “Oh dhe Uh” të lojtarëve të Gjilanit. Kishte momente kur dukej qesharak dhe të vinte keq për të.

I bëjmë thirrje FFK që të reagoj ndaj këtyre dukurive që po synojnë ta dëmtojnë futbollin dhe imazhin e vet federatës”.

Share.