Derisa Serbia po investon milionat në filma propagandistik karshi luftës së Kosovës, në vend nuk kanë munguar iniciativat për promovimin e së vërtetës përmes filmit. Porse të tilla janë refuzuar.

This image has an empty alt attribute; its file name is Impprisoned-1.png

Kështu ka bërë të ditur regjisori Esat Fejza në reagimin e tij pas publikimit të lajmit se regjisori amerikan Paul Kamf ka marrë mbështetje financiare nga Serbia për filmin e ideve propagandistike ruse e serbe lidhur me “fabrikimin e tregimit për trafikimin e organeve të serbëve nga shqiptarët”.

Fejza ka shkruar në murin e tij në Facebook se nëse realizohet një film i tillë propagandistik sikurse që pritet të ndodhë me filmin “Harvest”, do të shtrembërohet historia dhe e vërteta, ndonëse ëkto të dyja do të duhej të triumfojnë, transmeton KosovaPress.

Përvec pakënaqësisë që regjisori ka shfaqur karshi kësaj cështjeje, ai ka rrëfyer sesi para disa vitesh kanë pasur idenë, skenarin dhe mbështetje nga miq ndërkombëtar për realizimin e filmit “Linja e Gjakut”, e që sipas tij, tashmë do të ishte film i njohur në të gjithë botën. Porse ka shtuar se ka munguar mbështetja e jurisë vlerësuese në vend.

“Dikush ka pas idenë, ka pas skenarin, ka pas mbështetjen nga bota, po nuk ka pas nga ju. Shoqëri. Juri vlerësuese. Tashmë kur ne jem të vonuar ta shënjojmë me gisht agresorin, filmin e tyre do ta shohë bota e do ta kemi pak më vështirë të themi të vërtetën. Ngase propaganda siç thash më heret, do ta vë në dyshim të vërtetën tonë. Do ta njollos atë, do ta zhys. E do duhet shumë punë që ta kuptoj bota e pastrohet e vërteta nga njollat. Bota nuk janë vetëm përkrahësit tanë të shtetit, por edhe pjesa tjetër që duhet ta kuptoj të vërtetën e do duhej ti bindnim me fakte. Me dokumente. Me histori. Me film. Po çfarë mund të bëjmë ne?! Kur në të ardhmen e afërt ju ofrohet një projekt me vlera dhe interes kombëtarë , mos e anashkaloni ju lutem”, thuhet në reagimin e tij.

Ai ka kërkuar mbështetje më të madhe për filmat me interes nacional, pasi sic thotë ai, filmi është armë për të shkruar historinë, dhe nuk duhet lejuar që të shtrembërohet e vërteta.

“Nga tashmë duhet të veprojmë e mos të vazhdojmë të merremi me probleme lokale, mos të ja bëjmë të padrejtën tjetrit për egon tonë, të vetëkënaqemi, apo ti tregojmë muskujt ,’intelektual’ të dajës njëri tjetrit ose të vetë kënaqemi se filmat tanë u pranuan në Festivalet e llojit ‘Ëadiya Republik’. Duhet menjëherë të veprojmë, mos ta gënjejmë vetveten.

Një fjalë e mençur kolegë thotë: tre njerëz që kurrë nuk duhet ti gënjesh janë; Doktorin, Avokatin dhe Vetveten. Kjo e fundit është mëkat vdekjeprurës… Po që se do realizohej Filmi ‘Linja e Gjakut’ atë kohë, tashmë do ishte i njohur, besoj se në të gjithë botën dhe do ti priste e dëmtonte rrugën realizimit të një propagande siç do jetë filmi ‘Harvest’, për ‘Shtëpinë e Verdhë’ fantazitë e sëmura të Dick Martyt.”, ka thënë ai.

Ndërkaq, në vijim mund të lexoni shtjellimin e asaj që filmi “Linja e Gjakut” ka synuar të paraqes, e që e ka shpalosur mes tjerash regjisori Esat Fejza.

“Kemi pas ide, kemi pas skenar, kemi pas miq e investitorë në Konkursin e Qendrës Kinematografike gjatë vitit 2017, por nuk kemi pas përkrahjen tuaj dhe jemi refuzuar. Juria ashtu vlerësoi projektin dhe refuzoi ta përkrahte. Kemi pas Producent shqiptarë, Diar Xanin, Bashkë – producentët; polaken Klaudia Smieja, e cila për çdo vit bashkë-prodhon realizon dhe distribuon së paku 4 filma të metrazhit të gjatë nëpër të gjithë botën, e që ishte e pranishme dhe e gatshme që të investonte e sillte në Kosovë të gjithë Departamentin e Drejtorit të Fotografisë; përfshirë teknikën, ekipin dhe stafin profesional nga Polonia për të realizuar film me ide dhe temë tonë, kemi pas investitorin Shqiptaro- Amerikan e Gjerman Faruk Imerin që ishte i gatshëm ta mbështeste filmin financiarisht e po ashtu kemi pas Drejtorin e Fotografisë, polakun me përvojë Tomasz Madejski i cili ka filma të realizuar me bollëk. Të gjithë këta të gatshëm, për ta realizuar një film i cili pastaj do shpërndahej nëpër botë dhe ta shpaloste të vërtetën duke treguar tmerrin sistematik, krimet dhe dhunën ushtruara mbi Kosovarët e po ashtu edhe arsyen e revoltimit të popullatës sonë ndaj sistemit Serb që shfrytëzonte bashkëjetesën artificiale Jugosllave për të na shtypur.

Filmi do zbulonte fillimin e një fundi, duke zbuluar se prej të rinjve që kishin shërbyer në ushtrinë Jugosllave, 122 prej tyre brenda një kohe 10 vjeçare 1980 – 1989 ishin kthyer në shtëpi të vdekur. Gjithmonë me arsye se kinse kishin pësuar aksident gjatë shërbimit apo se kishin bërë vetëvrasje. Kufomat e të rinjve ktheheshin në arkivole të metalit, hermetikisht të mbyllura. Në fshehtësi nga pushteti i atëhershëm, fshehurazi familjarët i hapnin arkivolet për tu bërë ceremonitë mortore, por gjithmonë kishin zbuluar se kufomat ishin pas një obduksioni të tmerrshëm. Pa veshkë, pa organe, etj. Këtë kishin konstatuar mjekët tanë. Filmi do fuste shikuesit në rrugë të së vërtetës ,ku disa nga ushtarët ishin mbajtur sikurse minjtë në laborator, për ti kultivuar organet e tyre dhe për ti vjedhur nga ta. Pa dyshim se gjatë shërbimit në armatën jugosllave i dinin të gjitha për ushtarët. Grupin e gjakut, gjendjen shëndetësore, etj. Thjesht organet e tyre keqpërdoreshin nga serbët në Akademinë e Mjekësisë Ushtarake, nga grabitqarët profesional të organeve. Ardhja e rregullt e kufomave e të rinjve Kosovarë nga shërbimi ushtarak Jugosllav ishte pjesë e arsyes së revoltës së popullatës sonë kundra serbëve. Filloi në vitin 1989. Fillimi i stuhive që do të na përcillnin popullin tonë edhe për 10 vjetët e ardhshme, deri në çlirim. Krimet kishin vazhduar edhe gjatë lufte. Ku e dimë ne se çka bëri Serbia me të kidnapuarit të cilët i zhduku gjatë lufte. Sa organe u morri? Pse tentoi të fshihte gjurmë duke transportuar kufomat e Kosovarëve, për ti varrosur e fshehur në Batajnicë dhe Perurac afër Beogradit.

Ndryshe, KosovaPress ditë më parë ka raportuar për atë sesi Serbia ka paguar regjisorin amerikan Paul Kamf për të ërë film propagandues kundër Kosovës.

Për të lexuar lajmin e plotë, në vijim gjeni vegzën:

https://kosovapress.com/regjisori-qe-perqesh-shba-te-tani-ben-film-me-trillime-ruso-serbe/?fbclid=IwAR3jmgOkC8qzpk_tQVR_VZVRBFGUoWvJqXc-QStOZiC3RyDQVPIelT3B5as

Share.