Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste të prekur me covid-19.

Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) me Komunën e Malishevës.

Rastet e regjistruara sot vijnë nga fshatrat Banjë dhe Senik, ndërsa numri i rasteve aktive është 37 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, janë regjistruar 221 persona të prekur me covid-19, prej tyre 165 persona janë shëruar, 19 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 37 persona. /TV Malisheva

Share.