Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe pesë raste të reja me cvodi-19.
Këto janë konfirmuar në komunikim zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me Komunën e Malishevës.
Rastet e ditës së sotme, të regjistruara me covid-19, janë në këto vendbanime: 2 raste në Banjë, 1 rast në Malishevë, 1 rast në Senik dhe 1 rast në Ngucat.
Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 39 raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, janë regjistruar 228 raste, prej tyre 168 janë shëruar, 21 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë edhe 39 raste./ TV Malisheva