- Reklamë e sponsorizuar -

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe katër raste të reja me covid-19. Aktualisht në Komunën e Malishevës, raste aktive janë 43.

Rastet e ditës së sotme janë nga këto vendbanime: 2 raste në Turjakë, 1 rast në Bellanicë dhe 1 rast në Pagarushë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: gjithsejtë të prekur me cvoid-19, janë regjistruar 232 raste, prej tyre 168 janë shëruar, 21 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 43./TV Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -