Sot është regjistruar një rast i ri me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës.
Kjo është konfirmuar në komunikimin e rregullt të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) me Komunën e Malishevës.
Rasti i ri i regjistruar sot, vjen nga fshati Bubavec, ndërsa numri i rasteve aktive shkon në 7 raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është si vijon: Nga data 14 mars e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 254 raste, prej tyre 223 janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa 7 persona vazhdojnë të jenë aktiv. /TV Malisheva