India po thyen çdo ditë rekorde tragjike, në luftën kundër koronavirusit. Për herë të parë vendi aziatik ka regjistruar më shumëse 4 mijë të vdekur në 24 orë nga pandemia, pikërisht 4187.
Bilanci i sotëm e çon atë total në 238270 nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që edhe shifra e të infektuarve është tejet shqetësuese, me më shumë se 400 mijë raste të reja me COVID 19 në një ditë të vetme, 22 milionë në total, raporton A2.
India radhitet tashmë në vend të dytë në botë për infeksione pas Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që sipas autoriteteve piku i infeksionit në vend ende nuk është arritur, i shtyrë nga përhapja e vrullshme e ndodhur gjatë disa festave religjioze me pjesëmarrje masive të popullsisë./TV Malisheva