Me tri ndeshjet e sotme në Skenderaj, Malishevë e Mitrovicë është përmbyllur java e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas barazimit 1:1 të Ballkanit në “Bajram Aliu”, Drita ka rritur diferencën e pikëve në pesë me kampionët në fuqi që renditen në pozitën e dytë, por që kanë dy takime më pak të zhvilluara. Drita ka 27 pikë, kurse Ballkani 22, raporton TV Malisheva.
Gjilani është në vendin e tretë me 18 pikë, tri më shumë se Prishtina që është e katërta.
Interesante vazhdon të mbetet gara në fund të tabelës me tri skuadrat që kanë nga tetë pikë.
TABELA E SUPERLIGËS PAS JAVËS SË 11-të: