Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 536.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 51 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.715 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,181 qytetarë.
Deri më sot 824.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.042 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,739 persona.
/TV Malisheva