Rreth 20 për qind më pak telefona të mençur u shitën në të gjithë botën, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kriza e coronavirusit po bën që industria globale e komunikimit celular të bjerë në të gjithë botën.

Në tremujorin e dytë të vitit 2020, 295 milionë telefona inteligjentë u shitën – rreth 20.4 për qind më pak se një vit më parë, transmeton Telegrafi.

Ndërsa shitjet e Apple mbetën pothuajse të pandryshuara, Samsung regjistroi rënien më të madhe të shitjeve, siç tregon një analizë nga Gartner.

Samsung pati një rënie prej 27.1 për qind në tremujorin e dytë dhe shiti 55 milionë telefona të mençur.

Në Huawei, rënia ishte vetëm 6.8 për qind.

Por Huawei shënoi ngritje të lehtë në tregun e Kinës.

Në Apple, 38 milionë iPhone u shitën në tremujorin e dytë, që do të thotë një rënie prej vetëm 0.4 për qind krahasuar me një vit më parë – tregu kinez ishte gjithashtu vendimtar këtu.

Edicioni i ri i iPhone SE gjithashtu luajti një rol në suksesin e Apple.

Në Kinë, shitjet u rimëkëmbën pak në tremujorin e dytë, ndërsa në pjesën tjetër të botës ato akoma ishin në rënie.

Në Kinë u shitën 94 milionë telefona inteligjentë, që është një rënie prej vetëm 7 për qind krahasuar me një vit më parë. /TV Malisheva

Share.