Rennes i ka shkaktuar humbjen e parë Paris Saint Germain në sezonin 2021-2022.
Vendasit kanë mposhtur PSG-në me rezultat 2:0.
Parisienët startuan me katër sulmues, Lionel Messi-n, Kylian Mbappe, Neymar dhe Di Maria, por ata nuk arritën të rrezikojnë portën e Rennes asnjëherë.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku PSG mbante posedimin e topit më shumë, ndërsa Rennes kishte më shumë mundësi për të shënuar..
Golin e parë, Rennes e shënuan në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të me anë të 27-vjeçarit, Gaetan Laborde.
Sapo hynë në fushë për pjesën e dytë, Rennes shënuan golin e dytë në minutën e 46-të me Flavien Tait.
Në minutën e 68-të, Mbappe shënoi pas një asistimi nga Di Maria, por goli u anulua pasi 22-vjeçari ishte në pozicion jashtë loje.
Gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes, gjyqtari akordoi një penallti për Rennes, por më pas u anulua nga Var.
PSG janë ende në pozitën e parë me 24 pikë, ndërsa Rennes radhiten në pozitën e shtatë me 12 pikë. /TV Malisheva