Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë renovuar Sh.F.M.U: “Vesel Pagarusha” në Pagarushë.
Renovimi është bërë në ndërrimin e pullazit, instalimin e nxemjes qëndrore, ndërrimi i dritareve dhe dyerve, fasadimi i mureve veri-jug!
Investimet e bëra kanë qenë të nevojshme dhe të domosdoshme për një proces të rregullt mësimor, këto investime janë bërë falë artikulimit të kërkesave të drejtorit të shkollës, Astrit Krasniqi.