Reperi me famë botërore, Drake, ka dhënë një lajm për fansat e tij të shumtë.
Kanadezi ka njoftuar shtyrjen e albumit të gjashtë me titull “Certified Lover Boy”. Kjo për shkak të një dëmtimi serioz në gju dhe pas operacionit që ka bërë.
“Kisha planifikuar të publikoja albumin tim këtë muaj, por midis operacionit dhe rehabilitimit energjia ime i ishte kushtuar shërimit,” shkroi Drake në rrjetet sociale.
Jam i bekuar që jam përsëri në këmbë duke u ndjerë shkëlqyeshëm dhe i përqendruar në album, por CLB nuk do të lacohet në janar.”, shtoi më tej reperi.
Gjithashtu krijuesi i hitit “The Laugh Now Cry Later” siguroi fansat se projektet e tij të reja do të publikohen së shpejti. “Unë pres që ta ndaj me të gjithë në 2021,” tha ish-i dashuri i këngëtares së famshme, Rihanna. /TV Malisheva