Reperja e njohur, Braxton ‘Brax’ Baker ka ndërruar jetë në moshën 21 vjeçare.
Lajmin e trishtë e bëri të ditur nëna e saj, Letricia Russell, e cila kishte thënë se engjëlli i saj është shkuar në parajsë, shkruan Daily Star.
“Braxton ka qenë një person shumë i kujdesshëm. Ajo artin e ka dedikuar për humanizëm dhe shërim, duke kompozuar dy albume dhe tre romane”, është shprehur nëna e të ndjerës.
Përpos kësaj, ende nuk është bërë e ditur shkaku për vdekjen e saj.
Baker përndryshe iu bashkua industrisë muzikore në vitin 2017, ku debutoi me këngën e parë “Verse”.
Duke u kthyer në një intervistë të saj më 2018, e ndjera kishte thënë se do të përdor kreativitetin e saj për të krijuar një brend unik. /TV Malisheva