Komiteti i inteligjencës së Senatit ka mbajtur një seancë dëgjimore për konfirmimin e kongresistit nga radhët e republikanëve John Ratcliffe në krye të inteligjencës kombëtare.
Gjatë kësaj seance dëgjimore të mbajtur të hënën në Uashington, Ratcliffe tha se nuk do të lejojë të politizohet shërbimi i inteligjencës.
Republikani nga shteti Teksas do të vijë në vend të Richard Grenell, emisarit special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
Para se të zgjidhej në Kongres në vitin 2014, Ratcliffe ishte kryetar i bashkisë së Heath, Teksas dhe një avokat amerikan në Qarkun Lindor të Teksasit.
Trump emëroi Ratcliffe në këtë post në muajin shkurt për herë të dytë, pasi një gjë të tillë kongresisti nga radhët e republikanëve e refuzoi herën e parë. Ai ka mbështetjen e ish-Prokurorit të Përgjithshëm John Ashcroft dhe shokëve të tjerë të republikanëve, përfshirë Will Hurd, një ish- oficer i CIA.
Ratcliffe ka më shumë se 15 vjet përvojë pune në sigurinë kombëtare dhe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA.
Më 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit special në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare në Nju Jork, i organizuar nga lobi shqiptaro-amerikan.
Në disa takime të tjera shihen fotografi të Ratcliffe me Pandeli Majkon, ministër i Shqipërisë për Diasporën dhe Fatmir Mediun, ish-ministër i Mbrojtjes./ Tv Malisheva