Rexhep Mezreku ka njoftuar se do të jetë kandidat për Kuvendin e Kosovës nga radhët e NISMA-s.

Ai falënderoi strukturat e Nismës Socialdemokratike duke filluar nga Nëndega e Malishevës, kryesia e degës, kryesia qendrore dhe posaqërisht kandidatin për kryeministër z.Fatmir Limaj për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

Ja postimi i tij në Facebook

Të nderuar qytetarë të komunës së Malishevēs, Republikës së Kosovës, kam nderin dhe respektin tu njoftoj që nga sot zyrtarisht jam i nominuar kandidat për deputet i Republikës së Kosovës nga Nisma socialdemokrate.
Për kandidaturën time falenderojë të gjitha strukturat e Nismës Socialdemokratike duke filluar nga Nëndega e Malishevës, kryesia e degës, kryesia qendrore dhe posaqërisht kandidatin për kryeministër z.Fatmir Limaj për mbështetjen dhe besimin e dhënë.
Qytetarë të nderuar kërkojë besimin tuaj !
Besimi i juaj është obligim dhe përgjegjësi për mua.
Bashkë për shtetin !

Share.