Afër 5 mijë persona do të punojnë për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga 1 shtator deri më 16 tetor 2023. Kjo u bë e ditur në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi me Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Aty u tha, se pjesëmarrës në këtë staf do të jenë nga të gjitha komunitetet, teksa u tha se procesi është i rëndësishëm për vendin.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë banorët pa marr parasysh përkatësinë etnike që të regjistrohen.

Sipas saj ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe do t’u mundësohet komuniteteve ta bëjnë regjistrimin në gjuhën e tyre.

“Kjo është vetëm takimi i parë informativë, do të keni mundësi më vonë që ta shihini formularin ku do të keni mundësi që ta ndryshoni sipas komunitetit tuaj sipas ligjeve të Kosovës. Takimi i ardhshëm do të caktohet për persona që bëjnë regjistrimin në teren kamë kërkuar që të punësohen një numër i madh i njerëzve dhe kjo është pranuar dhe do të hapen konkurset. Unë si zëvendëse e qeverisë me tërë personelin do të përcjellim çdo hap të regjistrimit që të parandalojmë ndërprerjen e regjistrimit”.

“Regjistrimi është një hulumtim më i madh që mbledh të dhënat për numrin dhe shpërndarjen e banorëve. Të gjitha të dhënat përdoren për qëllime statistikore. Ftohen të gjithë qytetarët tonë qe të regjistrohen. Institucionet shtetërore ne marrim përgjegjësin që regjistruesit të flasin të gjitha gjuhët. Regjistrimi i popullatës është proces që merren informatat për të gjitha banoret që shteti e shfrytëzon për qëllime të ndryshme. Shumica e shteteve organizojnë regjistrime çdo 10 vite. Të gjithë qytetarët e Kosovës pa marr parasysh etnie duhet të regjistrohen. Do të angazhohen regjistrues nga gjitha komunitete. Si regjistrues do të punësohen rreth 5 mijë qytetarë, shqiptarë, boshnjak, serb,…”, tha ajo.

Zëvendëskryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha, tha se ka pasur përkrahje të madhe nga institucionet e vendëse.

Tha se listat e regjistrimeve do të jenë në të gjitha gjuhët e komuniteteve në Kosovë. Ai tregoi edhe numrin e të punësuarve për këtë proces.

“Në planet tona është edhe diskutimi me palët e interesit. Ne kemi pranuar mbështetje të madhe që gjithsecili të regjistrohet. Numri i regjistruesve do të jetë 3 mijë e 535 regjistrues. Regjistruesit do të zgjidhen nga vendbanimet. ASK-ja do të bëjë shpalljen e konkursit. Në nivel të Komunës do të ketë rezerva regjistrues që do të jenë të komuniteteve të ndryshme. Regjistrimi do të bëhet në 38 komuna, 1469 vendbanime. 600 mijë ndërtesa. Numri i stafit është gjithsej në këtë proces 4 mijë e 983 persona”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.