Këngëtarja Rezarta Shkurta paralajmëron për një prodhim të ri muzikor që mund të jetë i fundit për të.
“Po sikur t’ju them që do të jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq dhe të vështirë për mua”, shkruan ajo në një postim në Instagram dhe ndjekësit e kanë parë si një paralajmërim për mbylljen e karrierës muzikore.
Rezarta së fundi është përqendruar në biznesin e saj, ku fotografon fëmijët ndërsa kënga e saj e fundit ishte “Gjysma ime”, në fund të vitit 2016.