Këngëtarja nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, është mjaft aktive dhe tashmë numëron fansa të shumtë në rrjete sociale.
Pyetjen e parë të cilën e parashtroi kishte të bënte me mënyrën se si është njohur me partnerin.
“Na prezantoj Rina, mikja jonë e përbashkët”, “Më shkruajti në Facebook”, “Aksident me makinë” – kanë qenë opsionet që ka vënë teksa e saktë është kjo e fundit.
Rezarta e kishte theksuar edhe më parë se me Hoxhën u njoh pas një incidenti me makinë.
Në një pyetje tjetër drejtuar fansave në atë se ‘sa vite diferencë kanë bashkë’, dhjetë ka qenë përgjigja e saktë.
Të njëjtit u martuan gjatë këtij viti pas një kohe të gjatë, gjersa kanë bashkë edhe një vajzë.
Shkurta ditë më parë paralajmëroi edhe këngën e fundit për të përmbyllur karrierën muzikore. /TV Malisheva