Qytetarët në Prishtinë vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga numri i madh i qenve endacakë.

Një sulmi të mundshëm nga dhjetëra qenë i ka shpëtuar edhe një fëmijë në lagjen Dardania në kryeqytet.

Në një video shihet se ky fëmijë ka hipur mbi një veturë që ishte e parkuar, nga frika se do të sulmohej nga qentë që e kishin rrethuar.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës kishte marrë një vendim për subvencionimi me nga 50 euro të gjithë ata qytetarë që shprehin gatishmërinë që të adoptojnë qentë endacak.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se janë ndarë mbi një milion euro për trajtimin e qenve endacak./Telegrafi/

/TV Malisheva

Share.