Trepça dhe Peja po e vazhdojnë dyluftimin e ashpër për ta fituar finalen e parë të play-off-it në basketbollin e Kosovës.
Këto dy skuadra janë duke u ballafaquar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, aty ku po zhvillohet një ndeshje e zjarrtë.
Pas një nisje të dobët në çerekun e parë, Peja u rikthye në lojë me një paraqitje fantastike minutave në vazhdim.
Pas 30 minutave lojë, rezultati është 65-69 për Pejën.
Kujtojmë se çereku i parë përfundoi 24-19 në të mirë të Trepçës, kurse i dyti 23-29 në të mirë të Pejës.
/TV Malisheva