Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ditën e sotme e ka nisur me një vrapim nëpër Tiranë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku e ka publikuar edhe një fotografi.
“Një vrapim të shtunën në mengjes nëpër Tiranë është një mënyrë e mirë për të filluar ditën”, ka shkruar Grenell.