Në Podujevë sot ka rifilluar punën Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve.

Kështu ka bërë të ditur, Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht, Agjencia për Regjistrimin Civil.

Pezullimi i shërbimeve të kësaj Qendre ishte bërë javën e kaluar për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Ndërsa, nga sot, me datë 10 gusht bëhet rifillimi i punës me kapacitetet e plota të saj./Tv Malisheva

Share.