Gunna mund të jetë turpëruar për shkak të paraqitjes së tij në Javën e Modës në New York muajin e kaluar, por pamja e tij ikonike tërhoqi vëmendjen e një prej emrave më të mëdhenj të modës dhe muzikës.

Bëhet fjalë për yllin e muzikës, Rihanna, e cila debutoi kostumin e saj të Halloween të dielën (31 tetor) kur u shfaq e veshur si reperi i njohur, madje duke rikrijuar edhe pozat e njëjta.

Veshja përfshin çizme të gjata Rick Owens, një pulovër të tejdukshme me mëngë të gjata, pantallona të shkurtra, syze dielli, zinxhirë dhe një jelek lëkure – me të gjitha këto u shfaq reperi vetëm një muaj më parë.

 

Rihanna madje vendosi të njëjtin mbishkrim që reperi u kishte bërë pozave të tij në Instagram “D.S.4”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Gunna komentoi në imazhet e 33-vjeçares, përpara se ta ripostonte imazhet në InstaStory-n e tij.

Dukja e Rihannës për natën e Halloween ishte ndër më të komentuarat në natën e festës dhe po ashtu pranoi miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e saj në Instagram. /TV Malisheva

 

 

 

Share.