Pauzës së COVID-19 i ka ardhur fundi dhe topi ka filluar të lëvizë sërish në tapetet e gjelbra.

Ukraina është shteti i fundit që ka vendosur që të rikthejë kampionatin e luajtur.

Drejtuesit e Federatës së bashku me klubet kanë vendosur njëzëri që të mbyllin sezonin.

Ukraina do të zbresë në fushë më 30 maj dhe do të mbyllë sezonin e rregullt më 19 korrik.

Një sprint final për të përfunduar në tapet kampionatin e futbollit. Kalendari është përcaktuar dhe klubet kanë marrë udhëzimet e fundit.

Kampionati i futbollit do të nisë menjëherë me një derbi të egër, pasi Shakhtari do të presë Dynamon më datë 31 maj.

Një lajm i mirë ky dhe për FIFA-n që sheh një tjetër skuadër të rikthehet në fushë.

Share.