Liga italiane e njohur ndryshe edhe si Serie A do të vazhdoj sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 35.

Takimet më të mira të programit të sotëm do të jenë mes Spezia e Napolit dhe Fiorentinas me Lazion, ky mysafirët e të dy ndeshjeve vazhdojnë garën për të siguruar një vend në Top 4.

Po ashtu, kampioni i këtij sezoni Interi, do të zhvilloj sot ndeshje kundër Sampdorias si vendas, në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Gara për Top 4 ka mbetur e hapur deri në xhiron e fundit, ku Atalanta në vend të dytë, Juventusi në të tretin dhe Milani në vendin e katërt ndajnë pikët e njëjta, gjithsej 69 sosh, ku ndiqen nga skuada e Napolit që ka 67 pikë në vendin e pestë, dhe ajo e Lazios që zë vendin e gjashtë me 64 pikë.

Në anën tjetër, Benevento me 31 pikë, Parma me 20 sosh dhe Crotone me vetëm 18 pikë gjenden në zonën e rrezikut në tabelë.

Programin e ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.

15:00 Spezia (16) – Napoli (5) (Stadiumi Alberto Picco)

15:00 Udinese (11) – Bologna (12) (Stadiumi Friuli)

18:00 Inter (1) – Sampdoria (9) (Stadiumi Giuseppe Meazza)

20:45 Fiorentina (14) – Lazio (6) (Stadiumi Artemio Franchi)/TV Malisheva

Share.