Skuadra e Lirisë garat e sezonit 2023/24 do t’i bëjë në Superligën e Kosovës.
Ndërkaq, Liria tani ka mësuar edhe kundërshtarin e parë që do ta ketë pas rikthimit në Superligë.
Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) sot u hodh shorti për edicionin e ri të garave të Superligës së Kosovës.
Shorti përcaktoi që në javën e parë të sezonit të ri, Liria do të përballet me kampionin e Superligës, Ballkanin.
Liria do të jetë vendase ku do ta presë Ballkanin në Prizren.
/TV Malisheva