Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes projektit “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies publike në kohën e pandemisë Covid-19” i financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) po e monitoron nga afër zbatimin e pakos emergjente fiskale, me theks të veçantë masat 3 dhe 10 të cilat ndërlidhen me mbështetjen financiare që po u ofrohet sektorit privat (si sektori më i ndjeshëm në këtë kohë krize dhe njëkohësisht promotori kryesor i zhvillimit ekonomik).
Në kuadër të këtij projekti janë përgatitur nje seri prej tre editorialeve. Draftin final të editorialit të tretë ia kemi bashkëngjitur këtij emaili. Shpresojmë se editoriali të gjejë vend në faqet e juaja zyrtare të internetit sipas vlerësimit të redaksive tuaja.
Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim nuk i paqyrojnë medoemos ato të KFOS-it./Tv Malisheva