Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, duket se ka nisur punën për projektin e ri muzikor.
Njoftimin e bëri përmes një postimi të publikuar në Instagram teksa shfaqet në një video atraktive me një fustan dypjesësh neon.
Ajo shfaqet duke interpretuar një pjesë të këtij projekti që thotë se do të lansohet më 27 tetor
Kjo duket të jetë pjesë e albumit të saj të ri, për të cilin ka theksuar se ka nisur punën për një kohë.
E fundit që solli mbetet “Addiction” që deri më tani ka grumbulluar mbi tre milionë klikime. /TV Malisheva