Reperja nga Istogu, Rina Balaj, po vazhdon të pëlqehet në masë të madhe për paraqitjet e fundit.

E tillë është shfaqur edhe kësaj radhe, derisa ka realizuar një fotosesion të mrekullueshëm me të cilin ka bërë të rrëmbejë vëmendje.

Ajo vjen e mahnitshme në një kostum të zi të kombinuar me rozë e me një çantë të vogël të këtij lloji.

21-vjeçarja duket sensuale me këtë ‘look’ dhe se ka pozuar para aparatit të fotografit Klevin Halili.

Postimi ka arritur të mbledh mbi 13 mijë pëlqime për vetëm disa minuta, gjersa komentet po ashtu kanë qenë të shumta.

Balaj momentalisht po shijon suksesin e projektit të saj të ri të quajtur “Addiction”.

Për vetëm dy javë, kënga ka grumbulluar mbi dy milionë klikime. /TV Malisheva

Share.