Ajo është ndër artistet shqiptare që pëlqehet tej mase për projektet muzikore.
Fjala është për Rina Balaj, e cila për një kohë ka qenë duke shijuar pushimet në Turqi, së bashku me të dashurin e saj.
Pasi u kthye në Kosovë, si duket bukuroshja ka vendosur që ti përkushtohet palestër, për të mbajtur trupin në formë.
Foto: Instastory
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një video derisa shihet duke u stërvitur.
E veshur me ngjyrë rozë, Rinës i janë theksuar të pasmet e formësuara, për të cilat komentohet nga ndjekësit.
Këngëtarja përndryshe ka paralajmëruar edhe projektin e ri muzikor, “Rosita” që do të lansohet së shpejti. /TV Malisheva