Kryetari i OEK, Berat Rukiqi dhe drejtoresha ekzekutive e Platformës CiviKos, Donika Emini sot në një konferencë për media kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
Rukiqi tha se vaksinimi duhet të jetë prioritet dhe theksoi se çdo ringjallje ekonomike varet drejtpërdrejt nga vaksinimi.
Ndërsa, Emini ka rekomanduar institucionet përkatëse për heqjen e burokracive në procesin e rezervimit të terminëve për vaksinim.
Po ashtu, ajo ka rekomanduar që të mundësohet vaksinimi në qendrën më të afërt, pa marrë parasysh vendbanimin e regjistruar zyrtarisht.
“Për terminët ka probleme, sidomos në platformën ‘eKosova’. Po ashtu edhe ekipet mobile nëpër vende rurale duhet të formohen për të lehtësuar atyre vaksinimin”, tha ajo./TV Malisheva