AKSION HUMANITAR DHE SOLIDARIZUES PËR SHQIPËRIN

RINIA e fshatit Dragobil dhe gjithë banorët e fshatit e bashkëndjejn thellë fatkeqësinë tragjike që u ndodhi një pjese të vëllëzerve tonë në shtetin amë, në Shqipëri.

Andaj, në shenjë solidariteti ndaj tyre dhe në shenjë mirënjohje të kontributit të tyre ndaj nesh gjatë kohës së luftës së Kosovës, kemi shprehë gatishmëri për të ndërmarrë një AKSION HUMANITAR duke ndihmuar me aq sa kemi mundësi, mjete materiale, veshmbathje dhe ushqimore.

Nga nesër, ditë e Mërkurë, do të fillojmë mbledhjen e mjeteve kurse synojmë që të Enjten të arrijm që t’i dorëzojmë ndihmen tonë tek vëllëzrit tanë.

Ftojmë të gjithë bashkëfshatarët e Dragobilit dhe njerëzit e vullnetit të mirë që të na mbështesin në këtë nismë humanitare.

Shpresojmë në mbështetjen tuaj!

Numra për kontakt:
Agim Paçarizi 049 388 344
Besim Paçarizi 044 353 555
Ardit Paçarizi 049 167 760

Ju falënderojmë paraprakisht!

Me respekt, RINIA e Dragobilit!

Share.