Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një njoftim të rëndësishëm së fundmi për fansat e saj.
Ajo ka bërë të ditur se kënga e saj e re, “You For Me”, do të publikohet më 2 korrik të këtij viti.
Kënga do të jetë verore dhe do të vijë në bashkëpunim me DJ-në e njohur britanik, Sigala.
Rita ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga xhirimet e klipit, ku shfaqej mjaft atraktive në bikini të kuqe pranë një liqeni.
“Kush është gati për verë? Jam shumë e emocionuar të bashkohem me Sigala për këngën verore “You For Me” më 2 korrik! Le të shkojmë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.
Rita përndryshe gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Los Angeles, pas një periudhe disa mujore në Australi, ku shijoi eksperiencën e saj si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice”.
Hera e fundit kur ajo solli një projekt muzikor ishte muaji shkurt, kur publikoi mini-albumin e saj “Bang”, i cili u prit mirë nga publiku dhe deri tashmë ka kaluar shifrën e 40 milionë dëgjimeve në mbarë platformat muzikore. /TV Malisheva