Rita Ora ka arritur të bëhet një prej këngëtareve më të suksesshme në botë, dhe padyshim është një prej artisteve shqiptare me më së shumti famë botërore.
Dhe, 30-vjeçarja së fundi ka realizuar një prej koncerteve më të veçanta në karrierën e saj muzikore.
Ylli i hitit “Anywhere” ditë më parë (30 shtator) ka mbajtur koncert recital në Kullën Eiffel, në Paris, teksa shkëlqej me performancën.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, Rita ka ndarë fotografi me dukjet e ndryshme që kishte veshur gjatë koncertit.
Edhe në një postim të radhës, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, ka sjell momentet tjera të performancës, të cilën e quajti çmenduri.
“Më shumë momente nga Parisi!! Të jesh në krye të Kullës Eiffel është çmenduri!!Dhe erë. Shpresoj që të gjithëve ju ka pëlqyer ta shikoni shfaqjen”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve ku shihet e veshur me një trupore me pupla ngjyrë të zezë, të kombinuar me aksesor.
Ndërkohë, Rita së fundi ishte e angazhuar edhe në disa projekte tjera, ajo ditë më parë pozoi për ballinën e revistës së njohur “Vogue Australia”.
Ndryshe, artistja e famshme aktualisht po shijon romancën me regjisorin, Taika Waititi, me të cilin doli publikisht edhe gjatë parakalimit në eventin Met Gala. /TV Malisheva