Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të ndjekur koncertin e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora në Tiranë.
Rita Ora ka zgjedhur të vishet me ngjyrat kuqezi dhe motivet e flamurit shqiptar për performancën në Tiranë, ndërsa elektrizoi kryeqytetin.
“Do të shijoj çdo minutë të këtij koncerti. Ju falënderoj që keni dalë nga shtëpia sonte për të më ndjekur!” tha Rita në gjuhën shqipe dhe më pas nisi performancën me këngën “Ritual”./tch