Ajo së fundi arriti në Mbretërinë e Bashkuar pasi një qëndrim të gjatë në Shtetet e Bashkuara që kulmoi me një paraqitje në eventin gala të amfAR në Dallas.
Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej plot shkëlqim teksa mbante një buqetë me lule dhe ekspozonte barkun e saj në një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë.
Krijuesja e hitit “How To Be Lonely” kishte veshur gjithashtu një palë pantallona të ngushtë dhe një xhaketë po ashtu të zezë, shkruan DailyMail.
Duke lënë flokët e saj bionde të lira poshtë shpatullave, Rita shtoi veshjen e saj me një kapele të zezë dhe atlet blu.
Ndërkohë, kujtojmë që Rita bleu shtëpinë e saj në veri të Londrës për 8 milionë paund në shkurt. Ylli thuhet se e ka bërë blerjen me ndihmën e një kredie nga banka Coutts & Co, e cila ofron shërbime bankare private dhe menaxhim të pasurisë për individë me vlera të larta neto.
Sipas The Mirror, kompania e Ritës “Rora Properties” bleu pronën, e ndërtuar në stilin e arteve dhe artizanatit.
Babai i këngëtares, Besniku, thuhet se ka qenë dëshmitar i dokumenteve të hipotekës, sipas dokumenteve të dorëzuara në Companies House.
Kujtojmë që Rita aktualisht është në një lidhje me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.
Çifti thuhet se kanë filluar lidhjen në fillim të marsit para se të zyrtarizohen në Instagram më 21 prill.
Dyshja u takuan në Sydney ndërsa të dy qëndruan atje për projekte pune. Taika po punonte për filmin e ri “Thor”, ndërsa Rita si gjyqtare në “The Voice Australia”.
Përpara se të lidhje me Taika, lista e romancës së Ritës përfshinë emra të famshëm si: Andrew Garfield, Lewis Hamilton, Travis Barker, Justin Bieber, Calvin Harris, Evan Ross, A$AP Rocky, Rob Kardashian dhe Bruno Mars. /TV Malisheva