Ishte e pamundur që Rita Ora të mungonte në hapje të “Los Angeles Art Show” të mbajtur në LA Convention Center Downtown.
Të enjten në mbrëmje, këngëtarja 30-vjeçare e lindur në Kosovë u pa e veshur një bluzë të kaltër, kombinuar me një palë pantallona të purpurta, teksa eci në tapetin e kuq të eventit.
Në muajt e fundit ajo është parë e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi, 45 vjeç, por në tapetin e kuq të mbrëmjes, ajo ishte e vetme, shkruan DailyMail.
Pjesa e sipërme në veshjen e Ritës paraqiste një rrëmujë ultra femërore me detaje në shiritat dhe pjesën e poshtme që ekspozonte pak nga barku i saj.
Ajo dukej komode në stilin e saj të modës, ndërsa në kontrast me veshjen, kishte veshur një palë taka të kuqe me shkëlqim.
Duke ruajtur thjeshtësinë, Rita i la flokët e saj bionde të lirshme, ndërsa theksoi buzët me një buzëkuq ngjyrë rozë.
Rita u cilësua si nikoqire e mbrëmjes dhe 15 për qind e biletave për shfaqjen artistike do t’i dhurohen Spitalit të Fëmijëve të Saint Jude.
Duke folur në skenë në gala mbrëmjen e mbushur me yje, Rita diskutoi rëndësinë e nxitjes së artit si në komunitet ashtu edhe rolin që ai luan për fëmijët në spital.
Vizitorët u përzien si pjesë dinamike e të shikuarit të veprave të artit nga mbi 80 galeri, muze dhe organizata jofitimprurëse të arteve.
Ora muajve të fundit ka ndatë kohën e saj mes Australisë – ku ajo është paneliste e jurisë së “The Voice” – dhe Shteteve të Bashkuara gjatë muajve të fundit.
Dhe i dashuri i saj Waititi ishte jashtë shtetit, si dhe xhiroi filmin e ardhshëm “Thor: Love And Thunder”. /TV Malisheva