Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nuk i ka të rralla paraqitjet provokuese në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me një palë të brendshme me material xhins, dhe një xhaketë të gjelbër në pjesën e sipërme.

Ajo ishte plotësisht ‘topless’ në pjesën e sipërme, duke bërë kështu të duket edhe më provokuese me pamjen e saj.

Në mbishkrimin e imazheve, ajo promovoi këngën e saj më të re “Seaside” në bashkëpunim me emrat e njohur: Diane Warren, Sofia Reyes dhe Reik.

Mes shumë komenteve nga fansat, ka spikatur një koment i nënës së saj, Vera Sahatçiu – Ora, e cila zakonisht e ngacmon me komente të ndryshme qesharake të bijën.

“Ato kupaçke të vogla”, ka shkruar nëna e këngëtares në komentin e saj, referuar të brendshmëve me material xhins që bija e saj kishte veshur në këtë paraqitje.

Kjo nuk është hera e parë që mamaja e ngacmon me komente të tilla Ritën, pasi është bërë temë e mediave disa herë me “vërejtjet” që ajo ia bën vajzës së saj në rrjetet sociale.

Prindërit e këngëtares përndryshe aktualisht ndodhen në vendlindjen e Ritës, në Prishtinë.

Rita në të njëjtën kohë është duke shijuar eksperiencën e saj si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”, i cili po transmetohet këtë kohë në kontinentin australian. /TV Malisheva

Share.